Në kërkim për ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’, arrestohet 33 vjeçari në Shkodër

Aktualitet

Në kërkim për ‘Prodhim dhe shitje të

Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Shkodrës për prodhim dhe shitje të narkotikëve.   Njoftimi i policisë:
Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur gjatë operacionit policor të koduar “Survey” dhe kanë vënë në pranga shtetasin L. P., 33 vjeç, banues në Shkodër.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një hetimi të kryer me metoda speciale. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion