Momenti rrëqethës kur babai takon djalin 5 muajsh, i vetmi i mbijetuar nga bombardimet

Bota

Momenti rrëqethës kur babai takon djalin 5 muajsh, i vetmi i mbijetuar

Një baba është ribashkuar me djalin e tij të vogël i cili u nxor i gjallë nga rrënojat në Gaza, pasi një sulm ajror izraelit vrau 10 anëtarë të familjes së tyre.

Vogëlushi pesë muajsh i mbijetoi shpërthimit që shkaktoi shembjen e një ndërtese tre-katëshe.

Dy gra dhe tetë fëmijë nga e njëjta familje thuhet se u vranë nga bombardimi, i cili plagosi të paktën 15 njerëz.

Mohamed al-Hadidi i pikëlluar i tha “Al Jazeera-s” se ka humbur gruan katër djemtë e tij, më i madhi 14 vjeç dhe më i vogli gjashtë vjeç.

“Falënderoj Zotin që unë ende kam Omar”, tha ai në spital, ndërsa sytë i kishte me lot.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion