Netanyahu bisedë telefonike me Biden dhe e siguron: Bombardimet e Izraelit po shmangin civilët

Bota

Netanyahu bisedë telefonike me Biden dhe e siguron: Bombardimet e Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka biseduar në telefon me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, duke i thënë se Izraeli “po bën gjithçka për të mos dëmtuar civilë të pafajshëm”.

Thirrja pasoi një sulmi ajror izraelit që shkatërroi një ndërtesë që strehonte mediat ndërkombëtare në Rripin e Gazës, raporton BBC.

Zyra e Netanyahut theksoi se ndërtesa ishte “strehë e terroristëve” dhe se okupatorëve iu dha kohë për t’u evakuuar.


Netanyahu gjithashtu falënderoi Bidenin për “mbështetjen e palëkundur” të SHBA-së për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

Biden më herët kishte një telefonatë me udhëheqësin palestinez, Mahmoud Abbas, ku zëdhënësi i liderit palestinez ka pohuar se biseda ishte “e rëndësishme”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion