Momente tmerri në mes të festës/ Shembet kati i godinës, raportohet për 19 të lënduar

Bota

Momente tmerri në mes të festës/ Shembet kati i godinës,

Të paktën 19 persona u plagosën, nga të cilët një i rëndë, pas shembjes së një apartamenti në një ndërtesë në Paris, në orët e para të së dielës, 18 janar. Autoritetet prokuroriale kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkakun e ngjarjes.

Sipas mediave franceze, zjarrfikësit u alarmuan rreth mesnatës, në orën 00:20, kur një apartament në katin e pestë të ndërtesës në rrugën Amelot u shemb. Në momentin e aksidentit, në apartament po mbahej një festë me rreth 50 persona.

Në vendngjarje u nisën forca të mëdha: 125 zjarrfikës dhe rreth 40 automjete zjarrfikëse.

Personi i plagosur rëndë u gjet i mbuluar nga rrënojat pa ndjenja, por zjarrfikësit arritën ta shpëtojnë dhe ta dërgojnë menjëherë në spital.

Për ngjarjen reagoi edhe kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, e cila shprehu solidaritet me të plagosurit dhe familjet e tyre, duke falënderuar “ngrohtësisht zjarrfikësit, ekipet e shpëtimit dhe shërbimin e mbrojtjes civile për mobilizimin e tyre gjatë gjithë natës”.

Për shkak të shembjes, ndërtesa në rrugën Amelot dhe dy ndërtesa fqinjë u evakuuan parandalueshëm.

Policia e Parisit njoftoi se pas ngjarjes u krye forcimi i katit të katërt dhe kontrolli i plotë i ndërtesës, duke theksuar se struktura kryesore nuk pësoi dëmtime shtesë nga shembja e apartamentit/SOT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion