Detaje nga aksioni i SPAK, call center mashtrues nderroi zyrat naten, shkoi ne kullen "Downtown One"

Aktualitet

Detaje nga aksioni i SPAK, call center mashtrues nderroi zyrat naten, shkoi ne

SPAK ka dalë me njoftim zyrtar për aksionin kundër call-center në dy pallate Tiranë, që akuzohet se kanë mashtruar shtetas italianë dhe europianë për investime në kriptomonedhave të ndryshme.

Detaje nga aksioni i SPAK, call center mashtrues nderroi zyrat naten, shkoi ne

Prokuroria e Posaçme nëpërmjet një njoftimi zyrtar mbi operacionin e dy ditëve më parë ka sqaruar se në pranga kanë rënë 8 persona, si dhe janë shpallur në kërkim 3 vëllezërit Agim, Alfred dhe Arjan Prekaj, ndërkohë që të paktën 28 objekte janë kontrolluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Policia e Shtetit. Por ndërhyrja e hetuesve më 16 janar nuk ishte e beftë.

Nga veprimet e para hetimore të BKH-së, rezultoi se organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale kishin ngritur një strukturë të sofistikuar sigurie, me disa perimetra mbrojtës, duke përdorur jo vetëm kamerat filmike statike, por edhe personel civil vëzhgimi, jashtë kësaj Qendre.

Vëzhguesit nuhatën se ishin nën lupën e hetuesve  dhe mbrëmjen e datës 15 janar ata boshatisën qendra e thirrjeve në kullën luksoze “Atti Tower”, në rrugën “Ibrahim Rugova”, përballë Katedrales Ortodokse, dhe disa materiale u asgjësuan.

Brenda pak orësh ky aktivitet u ringrit në godinën “Downtown One”, në Bulevardin Bajram Curri ku dhe u arrestuan në flagrancë punonjësit, të cilët kishin transportuar gjatë natës material/Top Channel

ME TE LEXUARAT