Modelja e "TikTok" arrestohet për herë të dytë duke vjedhur veshje në dyqan

Bota

Modelja e "TikTok" arrestohet për herë të dytë

Një modele e njohur e TikTok në SHBA akuzohet se mburrej në rrjet me rroba të vjedhura nga një supermarket në Florida teksa është ndaluar për herë të dytë duke vjedhur nga i njëjti dyqan.

22 vjeçarja Marlena Velez, ishte në media muajin që shkoi për arrestimin pasi vodhi 16 artikuj me vlerë rreth $500 nga dyqani ‘Target’— para se të identifikohej nga videot e saj në TikTok, që i shpërndante për 400,000 ndjekësit e saj.

Tani ajo përballet me të tjera akuza vjedhjeje pas arrestimit të dielën për vjedhje nga i njëjti dyqan, shkruan rrjeti vendas NBC 2.

Policia tha se Velez kishte ndërruar kodet e identifikimit të veshjeve në kasën e dyqanit duke përfituar pa paguar veshje dhe artikuj shtëpiakë në vlerë rreth $225.

Në videot e saj në TikTok ajo regjistronte veten duke marrë veshjet në makinë, çka solli dhe më pas identifikimin nga autoritetet.

Modelja e TikTokker ka disa precedentë kriminalë, duke përfshirë dhe incidentin e vitit 2019 kur u arrestua për vjedhjen e makinës së shoqes së saj të cilën e kishte përplasur, shkruan rrjeti vendas New York Post.

Modelja e "TikTok" arrestohet për herë të dytë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion