VIDEO/ Spanjë, ‘çmontohet’ banda shqiptare e skifterëve, thyenin bankomatet me vinç

Aktualitet

VIDEO/ Spanjë, ‘çmontohet’ banda shqiptare e

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një bandë shqiptare të grabitjes së bankomateve, duke vënë në pranga 7 persona.

Ky grup akuzohet për 19 grabitje bankomatesh në Almeria, Alicante, Valencia, Tarragona dhe Barcelona, të cilat i shkulnin ato me anë të një kamioni.

Sipas mediave spanjolle vlerësohet se shumë e grabitur kap shifrën e rreth gjysmë milioni euro.

Hetimet për këtë grup nisën në muajin shkurt, kur u grabit një bankomat në Cartagena. Për të realizuar këtë grabitje, autorët kanë përdorur një kamion me vinç, duke e shkulur bankomatin dhe prej aty kanë vjedhur 45 mijë euro.

Nga hetimet policia zbuloi edhe grabitje të tjerë, që ishte përdorur e njëjta taktike. Kjo çoi grupin hetimor që të dyshonte se bëhej fjalë për të njëjtët persona.

Garda Civile ka kryer kontrolle në provincat e Tarragona, Madrid, Murcia, Toledo dhe Alicante, ndërsa hetimet vazhdojnë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion