Misteri i vdekjes së Jeffrey Epstein/ Kush ishte i burgosuri që hyri në qelinë e tij natën e vetëvrasjes?!

Bota

Misteri i vdekjes së Jeffrey Epstein/ Kush ishte i burgosuri që hyri

Dokumentet e publikuara së fundmi zbulojnë detaje të reja të orëve të fundit të Jeffrey Epstein, teksa ai ishte në qeli. Sipas dokumenteve të publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, një i burgosur “misterioz” mund të ketë pasur qasje në vendin ku mbahej Epstein natën e vdekjes së tij.

Ndërkohë, Hetuesit federalë kanë shqyrtuar pamjet filmike nga Qendra Korrektuese Metropolitan në Nju Jork, ku ishte i burgosur Epstein, dhe vunë re një figurë portokalli duke u ngjitur në një shkallë. Vetëm disa orë para se Epstein të vriste veten, kamerat e mbikëqyrjes filmuan një të burgosur që me sa duket po shkonte drejt qelisë së tij.

Shkaku zyrtar i vdekjes së Epstein u regjistrua si vetëvrasje dhe ai u gjet i varur në qelinë e tij pak para orës 6:30 të mëngjesit më 10 gusht 2019. Shkallët që të çonin në katin e qelisë së Epsteinit u filmuan nga e vetmja kamera që dihet se ishte në funksion atë natë, e pozicionuar në mënyrë që qelia të ishte pjesërisht e dukshme.

Gjithashtu, zyrtarët qeveritarë janë mbështetur shumë te pamjet filmike për të rindërtuar sekuencën e ngjarjeve para vdekjes së Epsteinit. Rishikimet zyrtare të vdekjes së Epsteinit nuk e përmendin figurën me ngjyrë portokalli, dhe deklaratat e mëvonshme nga autoritetet pohuan se askush nuk hyri në katin, ku Epsteini qëndronte/Shqip

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion