Gjendet e vdekur në kanal 17-vjeçarja/Autori i krimit dyshohet të jetë një 20-vjeçar

Bota

Gjendet e vdekur në kanal 17-vjeçarja/Autori i krimit dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Itali, pasi një 17-vjeçare, është gjetur e vrarë në një kanal në Nizza Monferrato, në zonën e Asti-t.

Autor i krimit dyshohet të jetë një 20-vjeçar, i cili është arrestuar. Sipas hetimeve, adoleshentja Zoe Trinchero, kishte kaluar mbrëmjen me shoqet në disa lokale të qytetit dhe më pas ishte larguar e vetme. Trupi i saj u zbulua nga një banor i zonës, i cili njoftoi policinë.

Ekspertiza paraprake tregon se 17-vjeçarja kishte shenja të shumta dhune, trauma në kokë dhe prova mbytjeje. Autoritetet bëjnë me dije se vrasja dyshohet të ketë ndodhur pas një grindjeje.

I arrestuari ishte i njohur i viktimës dhe më herët kishte pasur një lidhje me të. Pas një marrjeje të gjatë në pyetje, ai pranoi autorësinë e krimit para hetuesve. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes/Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion