Miku i ngushtë i Vulin, arrestohet spiuni serb në Mitrovicë, vodhi identitetin

Bota

Miku i ngushtë i Vulin, arrestohet spiuni serb në Mitrovicë,

Marko Knezheviç, nga rrethina e Beogradit, që dyshohet të jetë spiun i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë serbe, është arrestuar nga policia e Kosovës në banesën ku ka jetuar për disa vite, në veri të Mitrovicës.

Burime për Kosovapress, bëjnë të ditur se i dyshuari gjatë kohës sa ka qëndruar në territorin e Republikës së Kosovës ka përdorur dokumentacione false të një personi me nacionalitet serb, tashmë të vdekur, nga fshati Frashër i Mitrovicës.

Sipas këtyre burimeve, në banesë i janë gjetur dhe konfiskuar letërnjoftimi i tij zyrtar që dëshmon se është pjesëtar i shërbimit sekret serb, disa dokumente të cilët e lidhin me shërbimin sekret të Beogradit, si dhe disa laptopë.

Burimet më tej kanë shtuar se i arrestuari është bashkëpunëtor i ngushtë i politikanit pro rus, Aleksandar Vulin, të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion