I akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje droge, vihet në pranga 27-vjeçari

Aktualitet

I akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje droge, vihet

Policia e Fierit ka arrestuar një 27-vjeçar, ndaj të cilit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu, Policia Rrugore e DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Sektori për Hetimin e Narkotikëve ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila i ka caktuar shtetasit E. H., 27 vjeç, banues në Fier, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia Rrugore e DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 17 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion