Mijëra video, foto dhe dokumente, Pentagoni publikon “dosje të papara më parë” për UFO-t

Bota

Mijëra video, foto dhe dokumente, Pentagoni publikon “dosje të

Pentagoni ka publikuar këtë të premte dokumente të reja të deklasifikuara mbi UFO-t dhe fenomenet ajrore të paidentifikuara, pas urdhrit të dhënë nga presidenti Donald Trump në muajin shkurt.

Materialet janë bërë publike përmes platformave zyrtare të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, duke rikthyer debatet mbi mundësinë e ekzistencës së jetës jashtëtokësore.

Në një deklaratë në rrjetin social X, Pentagoni njoftoi se qytetarët amerikanë tashmë mund të kenë akses të drejtpërdrejtë në dokumentet që lidhen me UAP-të, termi i përdorur për fenomenet ajrore të paidentifikuara.

Sipas autoriteteve, videot, fotografitë dhe dokumentet origjinale të mbledhura nga institucione të ndryshme federale janë vendosur në një platformë të vetme dhe mund të konsultohen pa autorizime të veçanta.

Departamenti i Mbrojtjes bëri të ditur se publikimi i materialeve do të vijojë edhe në javët në vazhdim me dokumente të tjera që do të deklasifikohen gradualisht.

Interesi për këtë çështje u rrit pas deklaratave të ish-presidentit Barack Obama në muajin shkurt, kur ai tha se “alienët ekzistojnë”, deklaratë që më vonë e sqaroi duke theksuar se nuk kishte parë prova konkrete për kontakte me qenie jashtëtokësore.

Pas debatit publik, Trump urdhëroi Pentagonin dhe agjencitë përkatëse të nisnin publikimin e dokumenteve që lidhen me UFO-t dhe jetën jashtëtokësore.

Nisma është përshëndetur edhe nga administratori i NASA-s, Jared Isaacman, i cili theksoi rëndësinë e transparencës dhe kërkimit shkencor për të zbuluar misteret e universit.

 

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT