'Radarë të fikur’, si Emiratet e Bashkuara Arabe kalojnë anijet me naftë në Hormuz

Sipas Reuters, jo çdo lëvizje në Hormuz po kontrollohet nga Irani.
Me sistemet e gjurmimit të fikura për të shmangur sulmet iraniane,Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa blerës kanë kaluar së fundmi cisterna të ngarkuara me naftë të papërpunuar përmes Hormuzit.
Sipas burimeve të industrisë dhe të dhënave të transportit detar, kjo është një përpjekje për të nxjerrë naftën e mbetur në Gjirin Persik nga konflikti mes tensioneve të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, volumi i transportit mbetet shumë më i ulët krahasuar me eksportet normale të Emirateve te Bashkuara Arabe para përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA, Izrael dhe Iran.
Raporti thekson se kjo tregon nivelin e rrezikut që prodhuesit dhe blerësit janë të gatshëm të marrin për të vijuar tregtinë e naftës.
Ndërkohë, Iraku, Kuvajti dhe Katari kanë ndalur ose reduktuar ndjeshëm shitjet, ndërsa Arabia Saudite po orienton transportin vetëm përmes Detit të Kuq.


