Korrupsion dhe shpërdorim detyre/ Safet Gjici 'humb betejën' në Kushtetuese, rrëzohet kërkesa për pafajësi

Aktualitet

Korrupsion dhe shpërdorim detyre/ Safet Gjici 'humb betejën'

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimin e ish-kryebashkiakut të Kukës, Safet Gjici, i cili kërkonte shpalljen e tij të pafajshëm për veprat penale “korrupsion pasiv” dhe “shpërdorim detyre”.

Gjici kishte kërkuar prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm të 24 qershorit 2024 dhe pafajësi të plotë, duke pretenduar se nuk kishte favorizuar askënd gjatë ushtrimit të detyrës.

Ish-kryebashkiaku është dënuar më herët me 4 vite e 6 muaj burg për aferën e ndodhur në zyrën e Bashkisë Kukës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 3 vite burg.

Më 19 maj 2025, Safet Gjici u lirua nga qelia për arsye shëndetësore dhe aktualisht po vuan pjesën e mbetur të dënimit në masën “arrest në shtëpi”.

Ai ka qëndruar në burg për rreth 23 muaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion