Merz: Gjermania kërkon fundin e luftës ndaj Iranit. Berlini i përçarë për konfliktin

Bota

Merz: Gjermania kërkon fundin e luftës ndaj Iranit. Berlini i

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, deklaroi se Gjermania po bën çdo përpjekje për të bindur Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin që t’i japin fund luftës me Iranin.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në Bundestag, Merz tha se Berlini është i gatshëm të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e rajonit pas përfundimit të luftimeve, por theksoi se çdo operacion i tillë do të kërkonte një mandat nga Kombet e Bashkuara.

Megjithatë, Berlini mbetet i përçarë në qëndrimin ndaj luftës së SHBA-ve dhe Izraelit kundër Iranit. Ndërsa Merz ka shprehur mbështetje për objektivat e luftës, që synojnë rrëzimin e qeverisë aktuale iraniane, figura të tjera të larta shtetërore kanë mbajtur një qëndrim kritik.

Mes tyre, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier e ka cilësuar konfliktin si një “gabim katastrofik” dhe një shkelje të së drejtës ndërkombëtare. /A2

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion