Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: Justifikojmë armët tona bërthamore, do mbrohemi

Bota

Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: Justifikojmë armët

Lideri koreano-verior Kim Jong Un e përshkroi luftën e SHBA-së ndaj Iranit si provën se vendimi i vendit të tij për të zhvilluar armë bërthamore ishte i drejtë.

Në një fjalim përpara Asamblesë së Lartë Popullore, Kim akuzoi Uashingtonin për “akte terrorizmi dhe agresionit të sponsorizuar nga shteti”.

“Situata aktuale e tregon qartë se Koreja e Veriut kishte të drejtë të refuzonte presionin me fjalë të ëmbla të SHBA-së për të hequr dorë nga arsenali bërthamor. Tashmë, statusi nuclear i vendit tonë është i pakthyeshëm”, tha Kim Jong Un.

Trump kishte deklaruar më parë se Irani paraqiste një kërcënim “të menjëhershëm” për SHBA-në, dhe kjo në një kohë kur përpara disa muajsh ai vetë kishte pohuar se Amerika i kishte “shkatërruar” kapacitetet bërthamore të Republikës Islamike.

Kim Jong Un u shfaq i bindur se konflikti me Iranin dëshmon qartë sipas tij se vendet pa armë atomike janë të ekspozuara ndaj fuqisë ushtarake amerikane.

Deklarata e tij vjen në kohën kur Trump, siç thotë CNN, kishte sinjalizuar së fundi gatishmërinë për të rinisur bisedimet me liderin koreano-verior duke rivendosur kështu një rrugë diplomatike e cila u mbyll në 2019./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion