“Çmendet” moti! Bota në “luftë” me zjarret, Zelanda e Re mbulohet nga dëbora

Bota

“Çmendet” moti! Bota në “luftë” me

Ndërsa pjesa më e madhe e botës po vuan nga zjarret, dhe mijëra hektarë pyje janë nën flakë, në Zelandën e Re ka ndodhur një situatë e pazakontë.

Për shkak të një shpërthimi polar, pjesa më e madhe e Zelandës u mbullua nga dëbora. Si pasojë e reshjeve të dëborë u bllokuan disa nga rrugët kryesore, për këtë arsye autoritetet urdhëruan mbylljen e shkollave dhe shërbimeve tregtare.

Mediat vendase raportojnë se policia u bëri thirrje qytetarëve në qytetin jugor Dunedin të shmangin udhëtimet nëse nuk është absolutisht e nevojshme për shkak të dëborës dhe kushteve të akullit në rrugë.

Paralajmërimet për reshje bore janë dhënë në disa rrugë kryesore.

Moti i ashpër ndërpreu arsimin, me të gjitha shkollat fillore dhe të mesme dhe kopshtet e fëmijëve Dunedin midis Mosgiel, Port Chalmers dhe Ëaikouaiti të mbyllura për ditën e sotme. Shkolla e mesme “East Otago” në Palmerston u mbyll gjithashtu.

Kushtet në Ngushticën e Kukut, që ndan ishujt verior dhe jugor të Zelandës së Re, u përkeqësuan pasi erërat e forta përfshiu zonën.

ME TE LEXUARAT