"Më shkatërroi jetën"/ Ish-truproja e Donald Trump: Më ka 130 dollarë borxh, nuk m'i ktheu kurrë

Bota

"Më shkatërroi jetën"/ Ish-truproja e Donald Trump:

Kevin McKay punoi si truproje për ish-presidentin amerikan Donald Trump për pesë vjet para se të pushohej nga puna në vitin 2012.

Në një intervistë ekskluzive, Kevin tregon se puna me Trumpin i shkatërroi jetën dhe se ish-presidenti i ka ende 130 dollarë borxh për disa hamburger që ai bleu te McDonald’s.

“Ai ende më ka borxh para për McDonald’s. Ai më tha se do të më paguante, por nuk e bëri kurrë. Kur punoja për të, vazhdoja të mendoja se ai do të thoshte, “Kevin, ja paratë që të kam borxh”, por kjo nuk ndodhi.  Mendova se ai ishte një burrë i mirë kur fillova të punoja për të, por siç e kemi parë të gjithë, ai nuk është njeri i fjalës,” thotë Kevin.

Po ashtu, ai shton se stresi që përjetoi teksa punonte për Trumpin e çoi drejt divorcit me të shoqen.

“Divorci im u finalizua në shkurt të vitit 2014 dhe pikërisht stresi që më erdhi nga ajo punë, bëri që martesa ime të mbaronte pas 23 vjetësh.”

Kevin u rekrutua për këtë punë pasi më parë kishte ruajtur të famshëm të tjerë duke përfshirë yllin e popit Britney Spears.

ME TE LEXUARAT