Me pranga në duar, del para Gjykatës 36-vjeçari që vrau ish-partneren në Kosovë
Valon Aliu, 36-vjeçari që vrau me armë zjarri ish-partneren e tj në Ferizaj të Kosovës ka dalë sot para Gjykatës.
I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares, Erona Coku, dhe plagosjen e vëllait të saj 15 vjeç është dërguar në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ku do të njihet me masën e sigurisë.
Mediat në Kosovë raportojnë se Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për 30 ditë më Valon Aliun.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ngjarja
E reja fatkeqe, Erona Coku, u vra me armë zjarri në ambientet e jashtme të qendrës sociale ku strehohej në Ferizaj. Erona nënë e një fëmije u vra nga ish-partneri i saj pas një debati që patën. Në debat e sipër autori nxorri armën dhe i mori jetën 21-vjeçares në lule të rinisë.
Nga të shtënat mbeti i plagosur vëllai i Eronës, 15 vjeç. Ngjarja tronditëse ndodhi mesditën e djeshme, kur ish-partneri i të ndjerës shkoi në qendrën sociale ku kjo e fundit ishte strehuar dhe e qëlloi atë me armë zjarri, pas një debati që patën mes tyre.
Drejtoresha për Punë Sociale në Ferizaj, Adelina Rexhepi-Braha, ka sqaruar për mediat në Kosovë se gjithçka ndodhi pasi ish-bashkëshorti e kishte kthyer djalin e tyre në Qendrën për Punë Sociale, ku ishte e strehuar tashmë viktima.
Drejtoresha tha se autori i solli djalin të ndjerës në qendër rreth orës 13:00, aty çifti pati një debat, e për rrjedhojë ish-bashkëshorti nxorri armën dhe qëlloi 21-vjeçaren.
Sipas saj, vrasja ndodhi pasi disa mosmarrëveshjeve ndërmjet ish- çiftit bashkëshortor.
“Ka bisedu me menaxherën e rastit të tyre. I ka tregu që është duke pas probleme me ish – bashkëshorten, po i kthehet ajo prapë, e diskutime të çiftit që ndodhin zakonisht. Edhe ka shku prapë në shtëpi, sepse në ora 15:00 ka pas me rikthy djalin në Qendër për Punë Sociale që me e mbajt nëna, me marrë ajo. Kur ka dalë ai poshtë, e ka taku ish-bashkëshorten e tij, realisht partneren, sepse nuk kanë kurorë dhe të dy bashkë, kanë ardh në Qendrën për Punë Sociale dhe aty kanë fillu me bërtit, me e fye ish-bashkëshortja dhe ai e ka nxjerrë alltinë dhe e ka gjujt. I plagosuri është vëllai i gruas”, ka thënë Rexhepi-Braha.
Ajo tha se vrasja ka ndodhur para objektit të kësaj qendre. Në anën tjetër, mjeku kujdestar në Emergjencën Primare të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, tha se viktima ka vdekur në vend të ngjarjes, ndërsa i plagosuri është në gjendje të qendrueshme shëndetësore ku po merr ndihmë mjekësore.