Më parë e rrëmbyen, vritet kryebashkiakja në Meksikë

Bota

Më parë e rrëmbyen, vritet kryebashkiakja në Meksikë

Vritet Yolanda Sánchez, kryetare e bashkisë së një qyteti perëndimor meksikan, Cotija. Vrasja ndodhi vetëm 24 orë pas zgjedhjes së Claudia Sheinbaum, presidentja e parë femër e vendit.

Lajmi u konfirmua nga autoritetet lokale.

Qeveria e shtetit të Michoacan, në Meksikën perëndimore, dënoi “vrasjen e kryebashkiakes së Cotija-s, Yolanda Sánchez Figueroa”, duke shtuar se një operacion sigurie është duke u zhvilluar për të kapur përgjegjësit.

Kryebashkiakja Sánchez u rrëmbye shtatorin e kaluar, ndërsa ajo ishte duke bërë pazar në një qendër tregtare, ku makina e saj u bllokua nga njerëz të armatosur.

Tre ditë më vonë ajo u lirua dhe u gjet në një autobus pasagjerësh, pranë komunës së Vistahermosa.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion