“Më dërgo foton tënde”, modelja publikon bisedat intime me bashkëshortin e Kloe Kardashian

Bota

“Më dërgo foton tënde”, modelja publikon bisedat

Tristan Thompson ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike javët e fundit për shkak të një tjetër tradhtie të mundshme ndaj Khloe Kardashian. Një 23-vjeçare e quajtur, Sydney Chase, pretendon se ka shkuar me Tristan Thompson dhe se për herë të fundit ka kontaktuar me futbollistin pas 3-vjetorit të vajzës së tij, True.

23-vjeçarja ka shpjeguar situatën me detaje në një video të publikuar në TikTok. Ajo ka treguar se ka pasur një lidhje të shkurtër me Tristan në muajin janar, pasi basketbollisti i kishte thënë se ishte beqar. Si fillim ajo foli në lidhje me këtë çështje në një intervistë.

“Më dërgo foton tënde”, modelja publikon bisedat

Ndërkohë së fundmi Sydney ka zbuluar edhe mesazhet që Tristan i ka dërguar në rrjete sociale. Gjatë një videoje live të regjistruar nga mikesha e Sydney, kjo e fundit ka treguar me zë të lartë mesazhet intime që basketbollisti i ka dërguar, duke i kërkuar edhe foto të trupit. Duke lexuar me zë të lartë nga celulari i saj, Sydney i thotë shoqes:

“Më dërgo foton tënde”, modelja publikon bisedat

“Tristan Thompson më tha ‘Më dërgo një foto të tënden’. Më pas Tristan tha ‘Po zemër më pëlqen. Dua të shoh si duken. Jam kurioz. Tashmë jam shumë i lumtur që do kthehem’”, tregoi Sydney, duke ja lënë gjithë fajin Tristan.

Basketbollisti më pas e krahasoi modelen me ish-partneren e tij, Jordan Craig, me të cilën ka dhe një djalë, Prince. Gjithashtu ai i ka treguar se Khloe nuk është tipi i tij, por rri me të për shkak të statusit të saj social.

“Më dërgo foton tënde”, modelja publikon bisedat

“Khloe nuk është tipi i tij, por unë jam tipi i tij. Ai donte statusin dhe ta ruante këtë status dhe unë i dukesha si ish-i i tij dhe unë jam tipi i tij. Më pas ai më telefonoi dhe më tha ‘Ti je ajo që unë pëlqej’ dhe unë i thashë ‘Ti je me dikë tjetër’”, ka treguar më tej Sydney. Gjithashtu modelja është shprehur e bindur se Khloe ka qenë gjithmonë në dijeni për lidhjen e saj me Tristan./iconstyle

ME TE LEXUARAT