Mbretëreshë Elizabeth dhe Johnson nderojnë viktimat e 11 shtatorit: Terroritsët nuk tronditën besimin tonë në liri

Bota

Mbretëreshë Elizabeth dhe Johnson nderojnë viktimat e 11

Sot, në 20 vjetorin e sulmit terrorist në SHBA, Mbretëresha Elizabeth i ka dërguar një mesazh Presidentit amerikan Biden. Mbretëresha ka nderuar dhe përkujtuar 2,996 viktimat, ndërsa i dërgon ngushëllime familjarëve të tyre.

Në mesazhin e saj, Mbretëresha gjithashtu theksoi qëndrueshmërinë e komuniteteve që u bashkuan për të rindërtuar. Një mesazh ka dërguar edhe kryeministri britanik Boris Johnson. Ai tha se terroristët nuk kishin arritur të “trondisnin besimin tonë në liri dhe demokraci”.

Mbretëreshë Elizabeth dhe Johnson nderojnë viktimat e 11

Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 shtator, 2001, ku xhihadistët nga Afganistani goditën Kullat Binjake. Si pjesë e ngjarjeve të ditës për të shënuar përvjetorin, një shërbim privat i përkujtimit i organizuar nga Grupi Mbështetës i Familjeve të MB në 11 Shtator do të mbahet në Grosvenor Square në Londrën qendrore./BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion