I vidhnin para dhe bizhuteri turistëve në Sarandë, policia arreston 2 autorët (Emrat)

Aktualitet

I vidhnin para dhe bizhuteri turistëve në Sarandë, policia

Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e 2 personave, të akuzuar për vjedhje gjatë sezonit turistik në Sarandë. Shtetasit, Andon Qurku, 38 vjeç dhe Renato Vezelaj, 45 vjeç në bashkëpunim vidhnin para, bizhuteri dhe sende me vlerë dhe i shisnin në Tiranë.

Policia gjithashtu ka proceduar penalisht pronarin e një argjendarie në Tiranë.

Sarandë/Vijon operacioni policor i koduar “Pushuesit”, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik ndaj pushuesve vendas e të huaj. Vidhnin vlera monetare dhe sende të çmuara në banesa, vihen në pranga 2 shtetas të tjerë me precendent të mëparshëm penal, si dhe procedohet penalisht pronari i një argjendarie.

Më herët janë vënë në pranga dhe 3 shtetas të tjerë, për 14 vjedhje të ndodhura në qytetin e Sarandës dhe Ksamilit. Sekuestrohen varse floriri, ora dore dhe sende të tjera me vlerë. Po në kuadër të operacionit ka rënë në pranga dhe një 18-vjeçar, autori i një tentative vjedhjeje banese në Sarandë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Nr.1, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar "Pushuesit” për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve, bënë ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim:

I vidhnin para dhe bizhuteri turistëve në Sarandë, policia

Andon Qurku, 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” në shtetin Shqiptarë dhe atë Grek; Renato Vezelaj, 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 3 vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik, në qytetin e Sarandës, konkretisht: Më datë 08.06.2021, këta shtetas, kanë vjedhur një shumë parash dhe një orë dore, në banesën e shtetasit A. B; Më datë 13.06.2021,kanë vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri në banesën e shtetasit  E. B.

Më datë 08.09.2021, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë si unaza, ora dore dhe varse në banesën e shtetasit B. A.

Këta shtetas dyshohen se pasi kryenin vjedhjet në bashkëpunim me njëri tjetrin, menjëherë largoheshin në drejtim të qytetit të Tiranës, ku një pjesë të sendeve të vjedhura i shisnin në argjendarin e shtetasit S. V, ndërsa pjesën tjetër i mbanin të fshehura në banesë.

I vidhnin para dhe bizhuteri turistëve në Sarandë, policia

Në vijim të veprimeve u procedua në gjëndje të lirë shtetasi S. V., 42 vjeç, banues në Tiranë, (pronari i një argjendarie në Tiranë) për veprën penale të “Përvetsimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në argjendarin e tij, u gjetën disa prej sendeve të vjedhura nga këta shtetas, ndërsa pjesa tjetër e sendeve të vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në banesën e shtetasit  Renato Vezelaj, në Tiranë.Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë, shtetasi Jolian Hila, 18 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi më datën 09.09.2021, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit D. K.

Materialet proceduriale, iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion