Mbretëreshë Elisabeth e sigurt, merr edhe dozën e dytë të vaksinës anti- Covid

Bota

Mbretëreshë Elisabeth e sigurt, merr edhe dozën e dytë

Sigurohet nga Covid-19 mbretëresha e Britanisë, Elisabeth. Mediat vendase shkruajnë se vetë pallati mbretëror Buckingham nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, por një person i brendshëm është shprehur “është e qartë” që ajo është vaksinuar. Kujtojmë se çifti e mori dozën e parë në janar të këtij viti.

“Duke qenë se Mbretëresha ka vendosur të bëjë një paraqitje publike 12 javë pas njoftimit për marrjen e vaksinës së saj të parë është e qartë që ajo tashmë ka marrë të dytën. Ndihmeësit nuk do të donin ta vinin në rrezik.”, ka thënë burimi. 

Mbretëreshë Elisabeth e sigurt, merr edhe dozën e dytë

Mediat gjithashtu shkruajnë se mbretëresha, bëri daljen e parë publike pas 5 muajsh teksa vizitoi Memorialin e Forcave Ajrore të Komonuelthit në Runnymede, Surrey, për të shënuar 100 vjetorin e Forcës Ajrore Mbretërore Australiane.

ME TE LEXUARAT