Mbi 600 milionë dollarë në ajër, prezantohet bombarduesi i ri bërthamor i ushtrisë amerikane

Bota

Mbi 600 milionë dollarë në ajër, prezantohet bombarduesi i

Forcat Ajrore Amerikane kanë prezantuar projektin e një prej avionëve të rinj bombardues, që pritet të futen në shërbim brenda pesë viteve të ardhshme.

Mbi 600 milionë dollarë në ajër, prezantohet bombarduesi i

Avioni i ri, i cili deri tani është mbajtur sekret, do të kushtojë 600 milionë dollarë për t’u prodhuar dhe sipas planeve të Forcave Ajrore, janë porositur 100 të tillë.

Mbi 600 milionë dollarë në ajër, prezantohet bombarduesi i

Bombarduesi, i quajtur B-21 Raider, do të jetë në gjendje të mbajë armatime bërthamore dhe do të ndërtohet nga kompania “Northrop Grumman”.

Ky mjet i teknologjisë së avancuar do të fluturojë për disa vite bashkë me paraardhësin e tij B-2 Spirit, si edhe Boeing B-52, për t’i zëvendësuar përfundimisht në vitet pasuese.

Mbi 600 milionë dollarë në ajër, prezantohet bombarduesi i

Avionët B-21 Raider do të vendosen në disa bajza të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, në Dakotën e Jugut, Mizuri dhe Teksas. Ekuipazhi i tij do të jetë i përbërë nga dy persona.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion