Pak ditë para finales Euro2020, Murinjo këshillë anglezëve: Mos këndoni këgën “It’s coming home”

Pak ditë para ndeshjes së Euro2020, ka ardhur një tjetër reagim nga tekniku portugez. Ai ka një këshillë për tifozët anglezë. “Përpara ndeshjes me Danimarkën i këshillova anglezët të mos këndonin ‘Football it’s coming home’, sepse do të ishte e vështirë, tani i them të njëjtën gjë edhe përpara sfidës me Italinë.
Anglia dhe Italia janë dy profile të ngjashme, nuk kanë bërë shumë gabime, janë dy përfaqësuese solide dhe të programuara. Nuk e kanë humbur kurrë ADN e tyre. Të dyja ekipet do të përpiqen të bëjnë një ndeshje të programuar.
Forca e Italisë është mesi i fushës me Jorginho, Verratti dhe Barella, por edhe Cristante e Locatelli. Ndeshja do të luhet në mesfushë nuk besojë që Southgate do të ndryshojë dyshen Rice-Phillips”, u shpreh Mourinho.


