Mbi 5 mijë raste të reja dhe 37 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Itali

Bota

Mbi 5 mijë raste të reja dhe 37 të vdekur nga Covid-19 në 24

Vijojnë të jenë të larta shifrat e të prekurve me Covid-19 në Itali, sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5.959 infektime. Nga krahu tjetër, nuk e kanë fituar betejën me virusin 37 qytetarë.


Në njoftim, thuhet se në njësitë e kujdesit intensive ndodhen 525 pacientë, ndërsa 4.298 janë shpallur të shëruar.

Shkalla e pozitivitetit është 2.67%. Sa i përket rajoneve më të prekura janë Sicilia, me 1.369 raste aktive, Emilia-Romagna me 605 infeksione dhe Toskana me 528.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion