Foto/ Afganët i risjellin gjallëri rrugëve të Qytet Studentit, jeta e tyre larg kaosit të Kabulit

Aktualitet

Foto/ Afganët i risjellin gjallëri rrugëve të Qytet

Më në fund arritën të gjejnë qetësi. Shëtitje, lojëra, biseda dhe lundrim në internet. Qytetarët afganë duket se po mësohen shpejt me jetën e tyre të re në Qytetin Studenti pavarësisht se qëndrimi i tyre në këtë rezidencë studentore do jetë i përkohshëm.

Foto/ Afganët i risjellin gjallëri rrugëve të Qytet

LSA ka sjellë foto nga përditshmëria e qytetarëve afganë të cilët duken të relaksuar dhe janë larguar nga kaosi në Afganistan.

Foto/ Afganët i risjellin gjallëri rrugëve të Qytet

Shumë prej tyre po shijojnë një shëtitje, ndërkohë që fëmijët luajnë në hapësirat rreth Qytetit Studenti.

Shumë të rinj janë me telefonë nëpër duar duke lundruar në internet apo edhe duke komunikuar me të afërmit e tyre.

Foto/ Afganët i risjellin gjallëri rrugëve të Qytet

Siç është e bërë me dije edhe më parë, një pjesë e qytetarëve afganë janë të strehuar në Qytetin Studenti ndërsa një pjesë tjetër në struktura hoteliere në Durrës, ndërkohë që pritet të bëhet gati dhe qyteti i Beratit.

Foto/ Afganët i risjellin gjallëri rrugëve të Qytet

Deri më tani në vendin tonë, kanë mbërritur 5 avionë me mbi 400 qytetarë afganë të cilët  janë evakuuar nga aeroporti i Kabulit.

ME TE LEXUARAT