Mbi 31 viktima nga përmbysja e gomones në Kanalin Anglez

Bota

Mbi 31 viktima nga përmbysja e gomones në Kanalin Anglez

Një vajzë e re ishte në mesin e 31 personave që u mbytën në brigjet e Francës  pas fundosjes së gomones në Kanalin Anglez teksa po transportonte emigrantë për në Britani.

Ndërsa politikanët në Francë dhe në Mbretërinë e Bashkuar ankohen publikisht për këtë ngjarje,  ata që e njohin situatën e emigrantëve thonë se tragjedia ishte “e parashikuar dhe e parashikueshme”.

Mbrëmjen e së mërkurës vonë, kryeministri britanik Boris Johnson tha se ishte “i tronditur dhe thellësisht i pikëlluar” nga lajmi se dhjetëra njerëz u mbytën në brigjet e Francës.

Presidenti francez Emmanuel Macron shtoi se Franca “nuk do të lejojë që Kanali të bëhet një varrezë”.

Megjithatë Goodall tha se rreth 25 varka kishin tentuar kalimin gjatë ditës së mërkurë. Deri më tani raportohet se 31 persona janë mbytur por bilanci mund të rritet.abcnews

ME TE LEXUARAT