Mbi 10,000 nxënës janë pezulluar për shkak të përdorimit të telefonave celularë gjatë orëve të mësimit

Bota

Mbi 10,000 nxënës janë pezulluar për shkak të

Në Greqi, nga fillimi i vitit shkollor në shtator deri më sot, janë pezulluar gjithsej 10,700 nxënës për shkak të shkeljes së ndalimit për përdorimin e telefonave celularë në shkolla gjatë orëve të mësimit, njoftoi dje ministri grek i Arsimit, Kyriakos Pierakakis.

Rregullorja për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë nga nxënësit gjatë orëve të mësimit u vendos në fillim të këtij viti me qëllim uljen e ndërprerjeve në procesin mësimor, raporton Kathimerini.

Sipas rregullores, shkelësit për herë të parë përballen me një pezullim njëditor nga mësimi, ndërsa ata që e përsërisin shkeljen mund të largohen nga mësimi për një periudhë më të gjatë.


Kjo masë plotëson një rregullore të mëparshme kundër bullizmit kibernetik, e cila parashikon largimin nga shkolla të nxënësve që filmojnë shokët e tyre dhe i publikojnë videot online me qëllim talljeje ose fyerjeje, rikujtoi gazeta greke.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion