Ndihmonin të huajt që të kalonin ilegalisht kufirin, shpallen në kërkim dy persona në Shkodër

Aktualitet

Ndihmonin të huajt që të kalonin ilegalisht kufirin, shpallen

Dy persona janë shpallur në kërkim në Shkodër, pasi në këmbim të përfitimit monetar, ndihmonin të tjerët që të kalonin ilegalisht kufirin.

Siç raporton policia, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër shpallën në kërkim shtetasit D. L., 23 vjeç, banues në Vau të Dejës dhe F. H., 50 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh.

Gjithashtu u sekuestruan 1 automjet, 1 leje drejtimi dhe 7 celularë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin  po transportonin 7 shtetas të huaj me qëllim kalimin  paligjshëm të kufirit. Në vendin e quajtur Ura e  vjetër e Bunës, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë automjetit të dyshuar se transportonte emigrantë  për të ndaluar.

Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, në bashkëpunim”.

ME TE LEXUARAT