Masakër në Guatemalë, 4 të burgosurve u pritet koka

Bota

Masakër në Guatemalë, 4 të burgosurve u pritet koka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg në Guatemalë, ku mësohet se pas një sherri mes grupeve kriminale, 4 personave u është prerë koka. Sipas njoftimit të policisë për mediat, të burgosurit e grupit kriminal ‘Mara Salvatrucha and Barrio 18 gangs’ u përleshën me grupin rival për tregtinë e drogës. Burgu 200 km larg kryqytetit të Guatemalës ka më shumë se 2000 të burgosur.

Mësohet se të paktën 500 policë ishin vendosur për të marrë kontrollin e burgut. ”Deri në këto momente kemi informacione për 4 të vdekur. Sipas informacioneve paraprake thuhet se atyre u është prerë koka”- tha zëdhënësi i policisë. “Policia dyshon se trazirat u përhapën kur një anëtar i një grupi kriminal sulmoi një rival në shenjë hakmarrjeje për trazirat e ndodhura së fundmi”, tha shefi i policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion