Shkoi në mal të mblidhte sherebel, 65-vjeçari u gjet i vdekur dhe i mbytur në gjak,

Aktualitet

Shkoi në mal të mblidhte sherebel, 65-vjeçari u gjet i vdekur

Detaje të reja nga ngjarja në fshatin Janjar, ku gjeti vdekjen 65-vjeçari Bekim Brahimi. Viktima kishte dalë nga shtëpia e tij mëngjesin e së mërkurës për të mbledhur sherebelë.

Me vete kishte marrë dy gomarë dhe qentë që shpeshherë ai i merrte edhe kur dilte për gjah. Kur kish shkuar mesdita, rreth orës 3-4 dhe ai ende nuk ishte kthyer në shtëpi kjo e shqetësoi bashkëshorten e cila kërkoi ndihmën e komshinjve të vet për ta kërkuar. U nisën në kërkim të tij, rreth 1 km larg, në mal, në kufi me Greqinë u përballën me një pamje tronditëse. 65-vjecari Bekim Brahimi u gjet i pajetë në tokë mes një pellgu gjaku, afër tij ishin dy qentë dhe dy gomarët që kishin të ngarkuar edhe thasët me sherbelë. Viktimës gjaku i rridhte nga krahu i majtë që tregonte se ishte pothuajse i shkëputur deri afër zemrës.

Sipas kryeplakut të fshatit Janjar, Neshat Mehmeti, që e përshkruan si njeri tepër pozitiv dhe që u vinte shpesh në ndihmë bashkëfshatarëve të tij me linjën Janjar – Sarandë dhe anasjelltas, ndoshta qentë kanë pikasur ndonjë derr të egër i janë turrur dhe ai i është turrur viktimës duke e lënë atë të pajetë.

Ndërsa pamja ishte e tepër e rëndë për komshinjtë e tij që e gjetën, vështirësia tjetër ishte transportimi i trupit të viktimës. U desh të vihej përsëri në fshat dhe të sajohej një barelë për transportimin e trupit të pajetë. Gjithë kjo sorollatje bëri që trupi i pajetë i 65-vjecarit Bekim Brahimi të shkojë në familje rreth orës 23.00.

65-vjecari Bekim Brahimi kishte pak kohë që kishte dalë në pension. Ka katër fëmijë, 3 vajza të martuara dhe një djalë që punon prej vitesh në Igumenicë, Greqi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion