Adoleshentët shqetësime në zemër pasi u vaksinuan, nuk bëhet me dije se cila kompani u përdor

Një lajm alarmues vjen nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA. Këta të fundit njoftuan se disa adoleshentë dhe disa të rinj mbi 18-vjeç, pasi aplikuan vaksinën anti- Covid, përjetuan inflamacion të muskujve të zemrës. Për këtë situatë, agjencia tha se është shqetësim që nuk duhet të shqetësohemi pasi kalon pa ndërlikime dhe shkaktohet nga një shumëllojshmëri virusesh.
Pas kësaj situate, CDC ka deklaruar se pritej një shqetësim i tillë, por ata janë optimist pasi janë të paktë ata që e kanë këtë shqetësim. Nga ana tjetër, anëtarët e Komitetit për Vaksinimet shprehen se ky efekt anësor duhet të ishte bërë me dije që nga fillimi.
CDC thotë se rastet me miokardit ndodhën zakonisht brenda katër ditësh pas marrjes së vaksinave të ndërtuara në bazë të teknologjisë mRNA , ndërsa mbetet mister se cila vaksinë e shkaktoi këtë shqetësim.
Kujtojmë një muaj më parë se Ministria e Shëndetësisë e e popullësisë izraelite, tha se po shqyrtonte një numër të vogël të rasteve të inflamacionit të zemrës tek njerëzit që kishin marrë vaksinën “Pfizer”, por ende nuk ka nxjerrë ndonjë raport përfundimtar.


