Ankimimet e PD dhe LSI për qarkun Durrës, KAS mblidhet sot për shqyrtimin e kërkesave

Politikë

Ankimimet e PD dhe LSI për qarkun Durrës, KAS mblidhet sot për

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesat ankimore të PD dhe LSI për qarkun e Durrësit. Në ankimimin e PD kërkohet pavlefshmëri e zgjedhjeve dhe rivotim në të gjithë qarkun, ndërsa LSI ka kërkuar rinumërim të disa qendrave të votimit. KAS do të mblidhet sot në orën 10:00 për të shqyrtuar këto ankesa.

Më herët KAS vulosi përfundimisht rezultatin për qarkun Gjirokastër, Vlorë dhe Berat. Në Berat u pranua kërkesa për rinumërimin e votave të partive zgjedhore për 114 kuti me kërkesë të LSI dhe ajo që u vu re ishte se nga rreth 35 mijë fletë votimi të numëruara për herë të dytë bë Berat, LSI ka rikuperuar gjithsej me 15 vota, nga 77 që i duheshin për t'i marrë mandatin Partisë Socialiste. Rikuperimi prej 15 votash nga dhjetëra mijëra vota të numëruara tregon se proporcioni është totalisht i papërfillshëm.

Po ashtu KAS vendosi të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie dhe përsëritje të zgjedhjeve në Berat, Gjirokastër dhe Vlorë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion