Marrëveshja bërthamore me SHBA-në, qytetarët iranianë janë dakord

Bota

Marrëveshja bërthamore me SHBA-në, qytetarët iranianë

Marëveshja bërthamore e SHBA me Iranin, është pritur mirë nga qytetarët e Iranit. Një sondazh i bërë gjatë muajit që shkoi, një shumicë e pakët (51%) miraton Planin e Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), emri zyrtar për marrëveshjen bërthamore të nënshkruar nga Irani, SHBA., Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar në 2015.

Në SHBA, një shumicë (57%) gjithashtu mbështeti JCPOA, por të anketuarit ishin  partiak, me 74% të Demokratëve , 56% të Pavarur dhe vetëm 39% të Republikanëve që ishin pro miratimit të  marrëveshjes. Më shumë se tre të katërtat e iranianëve mbështetën marrëveshjen, por  besimi i tyre u zbeh me kalimin e kohës, veçanërisht pasi ish Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja në maj 2018 dhe vendosi sanksione të rrepta.

85% të iranianëve besojnë se aktivitetet e Gardës Revolucionare në të gjithë Lindjen e Mesme i kanë dhënë më shumë siguri vendit.

ME TE LEXUARAT