Pranohet kërkesa e PS për rrëzimin e fletës së votimit me emra, PD do ankimojë vendimin e KAS

Politikë

Pranohet kërkesa e PS për rrëzimin e fletës së votimit

Komisioni i Ankimimit dhe Sanksioneve në KQZ  ditën e sotme njoftoi se ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste duke rrëzuar propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për fletën e votimit.

Mësohet se sipas vendimit të KAS, bie fleta e votimit me emra kandidatësh dhe vendoset për fletën me numra. Kujtojmë se PS kërkoi miratimin e një flete votimi vetëm me numra, ndërsa bëhet me dije se këtë vendim PD do ta anikomojë në Kolegj Zgjedhor. 

KAS rrëzoi ndërkohë kërkesën e PD që kërkoi që fleta e votimit të jetë me numra dhe emra, por të renditura në mënyra vertikale dhe jo horizontale. Gjithashtu KAS pranoi kërkesën e Bindjes Demokratike për të zëvendësuar siglën e saj në fletën e votimit. 

ME TE LEXUARAT