Macron: Nuk do të merrem me politikë pas vitit 2027

Bota

Emmanuel Macron ka deklaruar se nuk do të mbetet në politikë pasi të largohet nga Pallati Elysee në vitin 2027, kur t’i përfundojnë dy mandatet maksimale.


“Unë nuk kam qenë i përfshirë në politikë para [se të bëhesha president] dhe nuk do të jem i përfshirë as më pas”, tha presidenti francez para studentëve në Nikosia, gjatë një vizite dyditore në Qipro për një takim të Këshilli Evropian.

I zgjedhur në vitin 2017 në moshën 39-vjeçare, Macron u bë presidenti më i ri i Francës që nga themelimi i Republikës së Pestë Franceze në vitin 1958.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion