Aksident në aksin Hani i Hotit-Vermosh/ Makina përplaset me mjetin bujqësor, plagoset një person

Aktualitet

Aksident në aksin Hani i Hotit-Vermosh/ Makina përplaset me mjetin

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 20:15 në aksin “Hani i Hotit-Vermosh”.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasi L. S. është përplasur me një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi P. P.



Si pasojë e përplasjes, shtetasi P. P. ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr trajtim mjekësor.

Policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion