Lufta Ukrainë- Rusi/ SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Trump dëshiron një marrëveshje deri më 8 gusht

Bota

Lufta Ukrainë- Rusi/ SHBA në Këshillin e Sigurimit të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë deklaruar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se presidenti Donald Trump, dëshiron një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë deri më 8 gusht.

Diplomati i lartë amerikan, John Kelly, deklaroi se si Rusia ashtu edhe Ukraina duhet të negociojnë një armëpushim dhe një paqe të qëndrueshme.

Ai theksoi se ka ardhur koha për të arritur një marrëveshje. Diplomati tha ndër të tjera se Shtetet e Bashkuara po përgatiten të zbatojnë masa shtesë për të siguruar paqen.

"Si Rusia ashtu edhe Ukraina duhet të negociojnë një armëpushim dhe një paqe të qëndrueshme. Ka ardhur koha për të arritur një marrëveshje. Presidenti Trump e ka bërë të qartë se kjo duhet të bëhet deri më 8 gusht. Shtetet e Bashkuara po përgatiten të zbatojnë masa shtesë për të siguruar paqen", i tha diplomati i lartë amerikan, John Kelly, Këshillit të Sigurimit me 15 anëtarë.

ME TE LEXUARAT