Lufta ne Lindjen e Mesme/ Sulmet raketore nga Libani vrasin 5 njerëz në veri të Izraelit

Bota

Lufta ne Lindjen e Mesme/ Sulmet raketore nga Libani vrasin 5 njerëz

Pesë njerëz janë vrarë në jug të Izraelit të enjten si pasojë e raketave të hedhura nga territori i Libanit. Katër prej të vrarëve janë punëtorë të huaj, njoftuan autoritetet izraelite. Grupi militant Hezbollah ka kryer sulme me dronë dhe raketa nga Libani në Izrael prej se Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – e kreu një sulm në Izrael më 7 tetor 2023. Sulmi i Hamasit e nxiti luftën në Gazë.

Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Hezbollahu dhe Hamasi janë aleatë të mbështetur nga Irani.

Pesë njerëz janë vrarë në jug të Izraelit të enjten si pasojë e raketave të hedhura nga territori i Libanit. Katër prej të vrarëve janë punëtorë të huaj, njoftuan autoritetet izraelite.

Grupi militant Hezbollah ka kryer sulme me dronë dhe raketa nga Libani në Izrael prej se Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – e kreu një sulm në Izrael më 7 tetor 2023. Sulmi i Hamasit e nxiti luftën në Gazë.



Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.

Rreth 1.2 milion njerëz janë zhvendosur si pasojë e konfliktit në Liban, sipas vlerësimeve të qeverisë. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se më shumë se 2.800 njerëz janë vrarë dhe 12.900 janë plagosur që nga 8 tetori 2023, kur Hezbollahu filloi të hidhte raketa në Izrael, duke nxitur hakmarrje.

Forcat tokësore izraelite pushtuan Libanin jugor në fillim të tetorit.

Numri i të vdekurve si pasojë e luftës mbi njëvjeçare mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë e ka kaluar shifrën prej 43.000, raportuan zyrtarët palestinezë të hënën. Lufta filloi pasi militantë të udhëhequr nga Hamas sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1.200 njerëz — kryesisht civilë — dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion