Lufta me Covid-19, fluturimet mund të normalizohen në vitin 2029

Bota

Lufta me Covid-19, fluturimet mund të normalizohen në vitin 2029

Eurocontrol ka njoftuar se trafiku ajror në Europë mund të mos rikthehet në normalitet  deri në vitin 2029, duke alarmuar të gjithë. Raportu u publikua ditën e sotme, ku shkruan se fluturimet në 4 muajt e parë të vitit kanë shënuar 65% rënie, duke u krahasuar me 2019.

Pandemia ka sjellë ndryshime në çdo fushë, përfshirë edhe fushën ajërore. Për këtë, Eurocontrol kaparashikuar disa modele të ndryshme për të ardhmen. Sipas Eurocontrol, mjë mundësi është që kufizimet të hiqen në verën e këtij viti dhe normaliteti të rikthehet në 2024.

Çdo gjë varet nga fushata e vaksinimit, që, nëse nuk ecën me ritmet e duhura, mund të pengonte fluturimet, duke e larguar rikthimin e normalitetit.

ME TE LEXUARAT