Ankimi i rezultatit të 25 prillit/ Rinumërohen 88 kuti votimi nga 114 të Beratit, LSI rikuperon me 11 vota

Politikë

Ankimi i rezultatit të 25 prillit/ Rinumërohen 88 kuti votimi nga 114

KAS vijon edhe sot rinumërimin e kutive të votimit të qarkut të Beratit. Deri më tani janë rinumëruar 88 kuti nga 114 dhe LSI ka rikuperuar me 9 vota. Nga numërimi diferenca me vota është 66 , të cilat i duhen LSI që të fitojë mandatin. Nga numrat e deritanishëm gjasat që rezultati të ndryshojë janë të vogla. 

Bëhet fjalë për rinumërim të votave për partitë politike dhe vetëm 2 kuti për kandidatët. KAS ka ngritur 8 grupe numërimi të cilët do të vijojnë punën dhe sot pritet që të përfundojë numërimi i të gjitha kutive. 

Nga 46 kutitë e hapura një ditë më parë nuk pati ndryshim rezultati për qarkun Berat, ndërsa LSI rikuperoi vetëm 3 vota e PS humbi 6 vota.

LSI në kërkesën fillestare kërkoi hapjen e 114 kutive të votimit, por më pas kërkoi rinumërimin dhe rivlerësimin e 277 kutive të të gjithë qarkut të Beratit. PS mbështeti kërkesën e parë për 114 kutitë duke nënvizuar se nëse do të ketë ndryshim rezultati nga rinumërimi i këtyre kutive, do të rinumërohen të gjitha.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi 2 ditë më parë me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër. Ndërkohë që janë rrëzuar edhe kërkesat e PD-LSI edhe për ripërsëritje zgjedhjesh në Qarkun Berat. Pas Gjirokastrës dhe Beratit, KAS ka rrëzuar kërkesat për pavlefshëmri dhe përsëritje të zgjedhjeve edhe në Qarkun e Vlorës. Para disa ditësh KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD për prova shtesë nga institucionet dhe e tjera publike, ndërsa ka pranuar kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja PEI në këtë qark. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion