Denoncon kandidatja e PD-së: Të analizohet humbja, edhe nga partia jonë tjetërsuan votat!

Politikë

Denoncon kandidatja e PD-së: Të analizohet humbja, edhe nga partia

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, thotë se duhet bërë një analizë e thellë e gjithë procesit të zgjedhjeve dhe se të shikohet sesi u sollën me votën kundërshtarët politikë, por edhe brenda partisë.

Në një shënim në mediat sociale, Fratari shkruan se nuk do të reshtin së kërkuari që kushdo që ka prekur dhe tjetërsuar qoftë edhe një votë të vetme të shkojë para drejtësisë, qoftë nga partia rivale qoftë edhe nga partia jonë.

‘Nuk duhet të reshtim së kërkuari që kushdo që ka prekur dhe tjetërsuar qoftë edhe një votë të vetme, të shkojë para drejtësisë. Qoftë ai nga partitë rivale, qoftë nga partia jonë.’- shkruan Fratari.
Po ashtu ajo thekson se nuk duhet të reklamojmë grafikët që tregojnë se ne jemi rritur në krahasim me vitin 2017.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion