Lufta kundër Covid-19, studiuesit shprehen: Imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë me vite

Bota

Lufta kundër Covid-19, studiuesit shprehen: Imuniteti ndaj koronavirusit

Lufta kundër Covid-19 po vijon, teksa fushata e vaksinimit po ecën me ritme të shpejta. Një studim i fundit, lidhur me imunitetin e koronavirusit ka treguar se ky imunitet zgjat të paktën një vit, ndoshta gjatë gjithë jetës dhe rritet me kalimin e kohës, veçanërisht pas vaksinimit.

Studimi ka nxjerrë në pah se personat që kanë kaluar Covid-19 më pas kanë marrë dozat e vaksinës, nuk do kenë nevojë për mjekim të mëtejshëm. Por, ndryshe është për njerëzit që kanë marrë vaksinën, dhe nuk e kanë kaluar Covid-19.

Studimi që është bërë i veçantë për të dyja rastet, tregojnë se të ashtuquajturat qeliza B vazhdojnë të shtohen të paktën për një vit pas infeksionit fillestar. Një nga stiduiesit, ka treguar se këto viruse ndryshojnë ndjeshëm me kalimin e viteve. “Arsyeja që ne jemi të infektuar me koronaviruse të zakonshëm në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë jetës  mund të ketë lidhje me variantet e tyre dhe jo me imunitetin,” tha ai.

ME TE LEXUARAT