Prokuroria e Tiranës rifillon hetimet e pezulluara për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar

Aktualitet

Prokuroria e Tiranës rifillon hetimet e pezulluara për vrasjen e Aleks

Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka rifilluar hetimet e pezulluara për vrasjen e Aleks Nikës në protestën e 21 janarit  2011. Çështja është regjistruar në prokurori  prej  1 muaj dhe hetimi po vijon me veprime konkrete.

Aleks Nika është një nga 4 protestuesit e vrarë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' në 2011 gjatë protestës së opozitës. Nika së bashku me Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedën u qëlluan për vdekje nga garda e Republikës, ndërsa për ngjarjen Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi ish kreu i gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vite e pak muaj.

ME TE LEXUARAT