Lufta kundër Covid-19, qytetarët gjermanë kanë humbur besimin tek vaksinat

Bota

Lufta kundër Covid-19, qytetarët gjermanë kanë humbur

Një sondazh i fundit i bërë në Gjermani, ka treguar se qytetarët e këtij vendi nuk kanë besim aspak tek vaksinimi. Mediat gjermane shkruajnë, se, sipas sondazhit, vetëm1/5 e gjermanëve besojnë se qeveria do të ketë sukses në vaksinimin e të gjithë popullsisë së rritur deri në fund të verës.

Ndërkohë që vetëm një e katërta e gjermanëve kishin ende besim në strategjinë e qeverisë kundër COVID-19. Rezultatet u bënë publike pas sondazhit të INSA për median gjermane Bild.

Gjermania gjendet prapa disa vendeve si MB, SHBA dhe Izraeli për sa i përket përdorimit të vaksinave, ndërkohë që qeveria deklaron se nuk ishin në dispozicion doza të mjaftueshme. Deri të martën, mbi tre muaj që kur punonjësit shëndetësorë filluan të administronin vaksinat  kundër COVID-19,  vetëm rreth 11.3% e popullsisë kishte marrë të paktën një dozë.

ME TE LEXUARAT