Kylie Jenner i vjen në ndihmë pacientëve me kancer, i dhuron 500.000 dollarë të prekurve

Showbiz

Kylie Jenner i vjen në ndihmë pacientëve me kancer, i dhuron

Blogerja Kylie Jenner ka treguar anën e saj humane me veprimin e fundit. Mediat amerikane shkruajnë se Kylie ka dhuruar 500.000 dollarë për Spitalin e Fëmijëve Monroe Carell Jr. në Vanderbilt, në nderim të mikut të saj të vjetër, Harry Hudson, që u diagnostikua me limfoma.

“Jam shumë mirënjohës për miqësinë e Kylie-t, ndikimin që ka patur në jetën time, dhe përballjen me kancerin. Ajo ka qenë gjithmonë aty për mua dhe së bashku donim të gjenim në mënyrë për të qenë atje me të rinjtë e tjerë që po luftojnë me këtë sëmundje.”, tha Hudson.

Kylie Jenner i vjen në ndihmë pacientëve me kancer, i dhuron

Kujtojmë se më herët Kylie Jenner u kritikua ashpër nga ndjekësit pasi iu kërkoi që të kontribuonin në mbledhjen e parave për operacionin e mikut të saj, make up artistit Samuel Rauda. Shuma që dhuroi Jenner shkaktoi irritim tek adhuruesit e saj, duke qenë se pasuria e saj kap shifra marramendëse.

ME TE LEXUARAT