Lufta kundër Covid-19, EMA nis rishikimin e vaksinës kineze

Bota

Lufta kundër Covid-19, EMA nis rishikimin e vaksinës kineze

Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka nisur procedurën e rishikimit të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë kineze Sinovac. Të dhënat është thënë se do të analizohen me procedurë të përshpejtuar.

Ekspertët e kësaj agjencie kanë arsyetuar vendimin për rishikim të këtij lloji, me rezultatet preliminare nga studimet klinike dhe ato laboratorike. Ata kanë thënë se është e qartë se vaksina stimulon prodhimin e antitrupave kundër koronavirusit dhe mund të jetë efektive si masë mbrojtëse kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Agjencia Evropiane e Ilaçeve deri më tani ka miratur katër vaksina në Bashkimin Evropian: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Tri vaksina tjera është thënë se janë të fazë të rishikimit./REL

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion