“Lufta e Tretë Botërore”, pakti i armëve Rusi-Kore e Veriut dhe bombardimet në Kiev, cfarë paralajmëroi Papa Françesku?

Bota

“Lufta e Tretë Botërore”, pakti i armëve Rusi-Kore e

Raketat e lëshuar nga Koreja e Veriut dhe që po përdoren nga Rusia për të sulmuar Kievin janë një dëshmi e qartë e përshkallëzimit të luftës që po merr hov të shpejtë.

Ky akt agresioni është një ilustrim i asaj që Papa Françesku ka paralajmëruar si një “Luftë e Tretë Botërore, pjesë-pjesë”, e cila po bëhet gjithnjë e më e mundshme.

Këto raketa, të dorëzuara nga Koreja e Veriut, po rrisin kapacitetin shkatërrues të forcave ruse dhe e bëjnë luftën edhe më të rrezikshme.

Nga ana tjetër, inxhinierët dhe specialistët e Moskës po kontribuojnë në përmirësimin dhe rritjen e prodhimit të këtyre armëve, duke shtuar tensionet dhe pasigurinë globale.

Ky zhvillim i ri është një tjetër sinjal për një botë që po shkon drejt një përplasjeje të përgjakshme dhe gjithnjë e më të afërt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion